Dje Agjencia e Statistikave të Kosovës në webfaqen e saj ka shtuar edhe opsionin “kërko emrin”.
Falë saj qytetarët e regjistruar si nënshtetas të Kosovës do të mund të shohin sa banorë kanë të njëjtin emër.
Gazeta Insajderi ju sjellë disa prej emrave më të shpeshtë dhe më të rrallë në Kosovë.
Nga emrat e kërkuar më i popullarizuari është emri Arben, të cilin e kanë 8 mijë e 17 meshkuj; ndërkaq emri më i rrallë është emri Hakki, të cilin e bartin vetëm dy qytetarë.
Arber: 978 meshkuj
Ilir- 6459 meshkuj
Glauk- 83 meshkuj
Gzim- 1 femër, 2242 meshkuj
Genc- 1627 meshkuj
Altin- 4407 meshkuj, 5 femra
Hasan- 5312 meshkuj, 2 femra
Osman- 3605 meshkuj, 3 femra
Ujkan- 215 meshkuj
Albin- 6486 meshkuj, 2 femra
Atdhe- 905 meshkuj,
Nol- 215 meshkuj
Hakki- 2 meshkuj.
Ndërkaq emrat e gjinisë femërore:
Kaltrina- 4063 femra, 2 meshkuj
Zana- 1409 femra
Krenare- 1110
Rina- 2366
Gresa- 2998 femra, 2 meshkuj
Eronita- 186 femra
Vjosa- 1263 femra
Poema- 343 femra
Teuta- 4895 femra, 5 meshkuj
Zoja- 2026 femra, 1 mashkull
Hyrije- 1348 femra, 1 mashkull
Xheneta- 1096 femra
Olsa- 999 femra, 2 meshkuj
Ruena- 31 femra
Sera- 8 femra
Lona- 30 femra.