Wednesday, March 19, 2025

E pamja për Haxhi Thaçin në Skenderaj: Rreth 20 mijë qytetarë e ngushëlluan familjen e Thaçit në ditën e parë

Qytetarë të shumtë me mëngjes sot ia kanë mësyrë Skenderajt. Ata shkuan për ta ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e kryefamiljarit Haxhi Thaçi, i cili është babai i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Nacionale është interesuar rreth numrit të qytetarët që sot kanë shkuar për të ndarë dhimbjen me familjen e ish-presidentit Thaçi dhe sipas organizatorëve, numri i qytetarëve që kanë shkuar për ngushëllime në ditën e parë në të pamen për Haxhi Thaçin ka qenë rreth 20 mijë qytetarë.

“Kanë qenë rreth 20 mijë qytetarë për ngushëllime në ditën e parë të së pames”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.

Aktivitetet e ceremonisë së homazheve, ato komemorative, varrimi dhe e pamja për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, janë duke u organizuar nën patronatin e Komunës së Skenderajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer