E martë, 26 Nëntor, 2024

“E papranueshme” – Ministria e Sportit reagon ndaj trajnerit që e goditi me shuplakë taekwondisten

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar pas incidentit të shënuar nga trajneri Valmir Fetiu, i cili shfaqi dhunë ndaj vajzës së tij garuese gjatë Evropianit për fëmijë që u mbajt në Tiranë, shkruan Insajderi.

Në një video të shpërndarë në media, shihet trajneri nga Suhareka duke i rënë shpullë vajzës së tij dhe duke e kapur dhunshëm, pasi ajo humbi në përballjen me një moshatare serbe.

Përmes një deklarate për media, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, e dënoi ashpër veprimin e trajnerit, duke theksuar se sjellja e tij është “e papranueshme” dhe “s’ka të bëjë asgjë me sportin”.

Për veprimin e tij, Valmir Fetiu u suspendua nga të gjitha garat vendore dhe ndërkombëtare nga Federata Evropiane e Taekwondos.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer