E shtunë, 16 Nëntor, 2024

E parkoi skaj rrugës për shkak të një defekti, qytetarit në Skenderaj ia vjedhin BMW-në

Një veturë e tipit BMW me targa vendorë është vjedhur dje në Skenderaj nga persona të panjohur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pronari i veturës e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.

Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.

“Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer