E hënë, 23 Dhjetor, 2024

E raportoi djalin të zhdukur para disa muajsh, babai njofton Policinë se i biri ndodhet në paraburgim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që zhduken. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ishte denoncuar nga një person në Ferizaj, në fillim të këtij viti, i cili kishte raportuar se djali i tij është zhdukur dhe nuk kanë arritur ta gjenin.

Sinjali mëson se që nga ajo kohë, prindi i të miturit nuk ishte paraqitur më në Polici, për të njoftuar nëse kanë marrë informacione apo e kanë gjetur 17-vjeçarin.

Por, gjatë ditës së sotme, ai vendosi ta njoftojë Policinë se i biri ndodhet në paraburgim.

I mituri ishte arrestuar para disa ditësh pasi dyshohej për vjedhje të rëndë dhe kishte qëndruar në ndalim policor.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria kishte bërë kërkesë ndaj Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë dhe si rezultat i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer