E diel, 22 Dhjetor, 2024

E rëndë: 25-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumoi preparate higjienike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Davidovc të Shtimes, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se 25-vjçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe pavetëdije, pasi dyshohej se kishte konsumuar preparate higjienike (avaks).

Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF, ajo është transferuar me urgjencë për në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk dihen motivet që shtynë të renë të bëjë këtë veprim, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer