E enjte, 26 Dhjetor, 2024

E rëndë: Burri në Skenderaj i hyn dajak gruas me rrip për shkak të një zënke, 48-vjeçarja dërgohet në spital

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. Për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Me dhunë nga bashkëshorti i saj, është përballur edhe një grua nga Skenderaj, e cila ka përfunduar në spital gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë vetë viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku raportoi se burri i saj e ka rrahur me rrip pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’’, ndërsa gruaja është dërguar te familja e saj, ku ndihet më e sigurt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer