E enjte, 24 Tetor, 2024

E rëndë: Burri nga Skenderaj humb jetën në Ulqin, po punonte në ndërtimtari

Një rast i rëndë ka ndodhur në afërsi të Ulqinit, më saktësisht në Dobrovodë, ku një kosovar aksidentalisht ka humbur jetën.

Indeksonline raporton se viktima, Fejzullah Brahimi nga Kozhica e Skënderajt, derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ra nga objekti dhe humbi jetën.

Brahimi dyshohet të ketë rënë nga kati i katërt i objektit në të cilin po punonte ndërtimtari.

I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer