E premte, 1 Nëntor, 2024

E rëndë: Ditën që e varrosi motrën, gruaja në Lipjan përballet me dhunën e bashkëshortit

Një ngjarje e dhunës në familje ka ndodhur dje në një familje në Lipjan, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë dhe e raportoi bashkëshortin e saj.

Gazeta Sinjali mëson se në dëshminë e saj, viktima ka rrëfyer se si u përball me dhunën e burrit në ditën që e varrosi motrën e saj dhe po përjetonte mërzi të madhe.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht kishte kërkuar nga gruaja me të cilën ka rreth 15 vjet martesë që të largohej nga shtëpia bashkë me fëmijë e tyre.

Për të mos mbaruar me kaq, pas presionit dhe dhunës psikike, burri i dyshuar nuk e ka lejuar atë as ta vizitojë familjen për festën e Bajramit.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar, kurse viktima ka shkuar te familja e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer