Mbrëmjen e së shtunës ka ndodhue një rast i rëndë në një familje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Policia, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga djali i tij, i cili u trondit kur e kuptoi se babai nuk kishte shenja jete.
Pasi mjekët dolën në vendin e ngjarjes, u njoftua edhe Policia, me ç’rast një njësi policore intervenoi.
Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve, më ç’rast pas ekzaminimeve vitale është konstatuar që 68-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Ajo që dihet deri më tani është se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.