E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë , dyshohet se kreu vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Azem Lukaj’ në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 06:00 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit

Në kuadër të zhvillimeve hetimore është intervistuar i biri i të ndjerit, i cili ka deklaruar se e ka gjetur babain e tij të varur në një kabllo të rrymës elektrike.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer