E premte, 15 Nëntor, 2024

E rëndë: Ky është 62-vjeçari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Vushtrri – Skënderaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Vushtrri – Skënderaj, saktësisht në fshatin Novolan.

Sinjali mëson se viktima është Islam Mehmeti, 62-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë, pasi që shoferi i njërës veturë ka bërë anashkalim të automjetit që ishte i ndalur në rrugë dhe ka goditur viktimën i cili ndodhej jashtë veturës.

62-vjeçari fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ai nuk ia doli t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Me urdhër të prokurorit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Foto ilustrim)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer