Një rrahje mes disa personave të mitur ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Radovan Zogoviç’ në Prishtinë, ku si pasojë një 16-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri ka shkuar atje me plagë në shpinë dhe gjoks e të cilat dyshohet se i ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me thikë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Po ashtu më pas kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili u ther dhe të njëjtit ia kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë.