E enjte, 7 Nëntor, 2024

E rëndë: Vdes 21 vjeçari që u aksidentua mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë

Dje rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, një person i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën në QKUK.

Mësohet se viktima është Met Istrefi Meti Istrefi nga Vshtrria.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranauar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën. Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim, përcjell portali rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer