E premte, 25 Tetor, 2024

E shantazhoi një person me një video, prangoset një person në Skenderaj

Dje rreth orës 14:42 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para  për mos publikim të një video, shkruan portali rajoni.org.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshaurit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer