Thursday, April 9, 2026

“E sigurt është vetëm pasiguria”, Lladrovci i rekomandon opozitës leximin e ligjeve të Murphit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duket se është i pakënaqur me veprimet e opozitës.

Ai sot ka thumbuar partitë opozitare, duke ua rekomanduar leximin e ligjeve të Murphit.

Në profilin e tij në Facebook, ai opozitës ia ka rikujtuar edhe një thënie filozofike.

“Ruana Zot nga të padijshmit që mendojnë se janë të dijshëm. Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet, janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon. Bijtë e kriminelëve shekullorë sikur kanë harruar se kush janë e ku e kanë vendin. Liria është arritje e të gjithë qytetarëve, e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve e veteranëve të luftës çlirimtare, të kontributit shekullor për shtet e shtetësi pa dallim gjinie, feje, rajoni e moshe. UÇK-ja ishte kurora e arritjes së një kombi, për liri, falë dalëzotësve atdhetarë me aleatë. Partive opozitare, ua rekomandoj ta lexojnë mirë njërin nga ligjet e Murphit: Nuk ka situatë aq të keqe sa të mos mund të bëhet edhe më e keqe. Një filozof ka thënë: E sigurt është vetëm pasiguria!”, ka shkruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer