E hënë, 23 Dhjetor, 2024

E tmerrshme: Llapjani tenton ta ngufat gruan pas një zënke, 20-vjeçarja rrëfen dhunën e përjetuar

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë. Shumë herë ka pasur raste të tmerrshme të dhunës në familje, që kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali

Në mesin e shumë raste që janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë është edhe një ngjarje goxha e rëndë që ka ndodhur në Dyz të Podujevës.

Si në të shumtën e rasteve, edhe këtë herë viktimë është një grua, e cila është në hall me bashkëshortin e saj, i cili përveç dhunës psikike që ia ja shkaktuar në vazhdimësi, edhe e ka sulmuar fizikisht.

Sinjali ka mësuar se viktima përjeton dhunë nga burri i saj që rreth 1 vjet, prej kur janë martuar, por asnjëherë nuk ka pasur guximin që të njoftojë Policinë.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, dhuna lëre që nuk u ndal, veç u shtua dhe çdo herë situata tensionohej edhe më shumë, siç ka ndodhur me rastin e fundit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se derisa çifti ishte në shtëpinë e tyre, burri i dyshuar pas një mosmarrëveshje me gruan, ia ka mbyllur gojën asaj, me qëllim për ta ngufatur.

Ishin familjarët e tyre ata që e shpëtuan viktimën dhe më pas gjithçka u raportua në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për veprën penale “Dhunë në familje” dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer