Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar në komunën e Dragashit.
67 vjeçarja, Saime Domazeti, nga fshati Kuk, u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte prej vitesh, shkruan IndeksOnline.
Ndaj saj raportohet të ketë pasur edhe më herët keqtrajtime nga disa pjesëtarë të familjes, ku edhe është iniciuar rast për dhunë në familje.
Sipas raporteve nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës, Saime Domazeti, ishte nxjerrë nga shtëpia dhe ishte vendosur në një qilar (podrum) vendi ku ruhet bylmeti.
IndeksOnline ka siguruar foto nga vendi (qilari) ku dyshohet të jetë mbajtur e ngujuar viktima Saime Domazeti.