Sot për shkak të vërshimeve është duke u krijuar një situatë kaotike në tërë Kosovën.
Disa pamje të cilat i ka siguruar Rajoni shihet se gjendja është alarmante në fshatin Kuqicë të Skënderajt, lagjja Fejzullahu.
Uji përveç që u ka depërtuar brenda, siç shihet është duke i mbuluar edhe totalisht.
Gazetarët e Rajonit tashmë kanë dalë në terren dhe portali do t’ju mbajë të informuar për gjendjen aktuale.