E diel, 17 Nëntor, 2024

Rast i tmerrshem në Pejë: Vjehrri ngacmon seksualisht nusen, e puth dhe e prek me zor në pjesët intime

Gratë në Kosovë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto raste janë rritur me të madhe, duke u cenuar kështu siguria e tyre. Të tilla ngjarje bëhen edhe më të rënda kur ndodhin brenda familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi, në një familje në fshatin Treboviq të Pejës, ku një burrë 63-vjeçar dyshohet se nga ngacmuar seksualisht nusen e djalit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima është një 21-vjeçare, e cila është tronditur me veprimet e vjehrrit të saj, i cili përveç që e ngacmoi seksualisht, edhe e ka mbyllur në dhomë, që t’ia pamundësojë denoncimin e rastit.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur më 11 maj, kur i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) derisa ishin në shtëpinë e tyre, i ka shkuar gruas së djalit në dhomë dhe e ka puthur e prekur me zor në pjesët intime.

Kjo situatë e ka tmerruar viktimën, e cila ka arritur që të shpëtojë nga babai i burrit, të cilin e ka larguar dhe e ka njoftuar menjëherë bashkëshortin, duke ia shpjeguar se si kishte ndodhur rasti.

Sinjali mëson se pasi i dyshuari e mori vesh se i biri e ka kuptuar se ia ka ngacmuar gruan, i ka mbyllur të dy në dhomë me çelës, deri më dje, kur arritën të largohen dhe ta njoftojnë Policinë për rastin.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer