E diel, 27 Tetor, 2024

E TMERSHME: Dy radiatorët i bien në trup, nxënësi në Drenas – dërgohet me urgjencë në QKUK

Një muaj më parë është bërë rinovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja, raporton portali rajoni.org.

Mirëpo edhe pse është përuruar që disa jave, e njëjta po vazhdon të këtë punë të pa kryera.

Për shkak të punëve të pa kryera, për të cilat rajoni ka raportuar para një jave, sot rreth ores 10:20 të mengjesit ka ndodhur një incident në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik, ku nxënësit të klasës së 7’të i kanë rënë dy radiator të pa montuar në trup, përkatësisht në këmbë.

Rajoni ka mësuar së si pasojë e këtij incidenti dhe plageve të marra, i njëti është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësorë në QKUK.

RAJONI pas pak do të sjellë detajet e reja.

LEXO EDHE:

Rreth gjysmë milioni euro kushtoi rinovimi i shkollës në Drenas, mirëpo nxënësit po shkojnë në shtëpi të mërdhirë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer