Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në orët e mbrëmjes në Skenderja.
Hoxha Elbasan Xani ka bërë të ditur se i vdekur në vend të ngjarjes ka mbetur ish profesori i shkollës “Anton Çetta” në Skenderaj, Miftar Lushtaku.
Postimi:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e xhematliut tim, Miftar Lushtakut, i cili pas namazit të teravisë, duke kaluar rrugën, është goditur nga një automjet dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Profesor Miftarin e kam pasur xhematli dhe, edhe në moshë të shtyrë, ai me mua i ka mësuar shkronjat e Kur’anit.
E lus Allahun që ta mëshirojë, t’ia falë gabimet dhe kjo teravi e fundit t’i bëhet argument për ta futur në Xhenet.
Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes së tij Allahu ua shtoftë sabrin dhe i forcoftë në këtë dhimbje të madhe.