E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

E DHIMBSHME: Ky është 4 vjeçari që u mbyt në kanalin e Ibër-Lepencit

Trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit është gjetur sot në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Ky lajm ka tronditur gjithë familjen Mehana nga Mitrovica, prej ditës së djeshme kur nisën kërkimet për ta gjetur fëmijën.

Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit, i cili ka thënë se trupi është dërguar për obduksion.

“Mund të konfirmoj se trupi është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12:00 në kanalin e Ibër- Lepenci, në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, sot Policia rifilloi në mëngjes kërkimet për 4-vjeçarin derisa i njëjti u gjet i vdekur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer