Pesë ditë më parë, Gazeta Sinjali ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë, ku një grua kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj duke ia vënë flakën vetes. Ajo ishte arritur që të shpëtohej e gjallë dhe ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e spitalit të qytetit ‘Isa Grezda’, raporton Gazeta Sinjali.
E që aty, ajo ishte transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sipas burimeve të Sinjalit brenda këtij institucioni, viktima s’ka arritur që t’i bëjë ballë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua të moshës 73-vjeçare, teksa nuk dihen ende shkaqet që shtynë të moshuarën të bëjë këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është ricilësuar ‘Hetim i vdekjes.