Sunday, December 14, 2025

E trishtë: Vdes papritur në moshë të hershme inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

Ka ndërruar jetë papritur Besnik Sadriu, inspektor dhe punonjës i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër, duke lënë dhimbje të thellë në rrethin familjar dhe profesional.

Besnik Sadriu njihej për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrave zyrtare, duke u dalluar për integritet dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë punës së tij në AVUK, ai e kreu detyrën me përgjegjësi dhe ndershmëri. Besniku ishte djali i profesorit Mahmut Sadriu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të ikindisë, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Davidovc.

Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për familjen Sadriu dhe për institucionin ku punoi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer