E shtunë, 16 Nëntor, 2024

E trokitura që i ndryshoi jetën, si ylli i futbollit anglez la sportin për të qenë Dëshmitar i Jehovait

Peter Knowles ishte një nga lojtarët më premtues të futbollit anglez në vitet ’60 dhe një yll te Wolverhampton me 61 gola në 174 ndeshje, të cilin analistët e kishin përshkruar tashmë si pasardhësin natyral të George Best.

Pas një ndeshje kundër Nottingham Forest të luajtur më 6 shtator 1969, kur ishte vetëm 23 vjeç, Peter vendosi të tërhiqej nga futbolli dhe të varte këpucët për t’iu nënshtruar me trup dhe shpirt Dëshmitarëve të Jehovait.

“The Sun” kujton se gjatë qëndrimit të tij në SHBA për të luajtur në formë huazimi për Kansas City, jeta e Knoëles ndryshoi kur dy Dëshmintarë të Jehovait vendosën të trokasin në derën e tij.

“Në atë kohë, unë isha ateist. Nuk besoja në zot. Isha i lumtur që isha një futbollist profesionist dhe luaja për Wolves dhe isha i mirë në punën që bëja.

Një ditë, dy Dëshmitarë të Jehovait trokitën në derën time. Unë i pyeta gjatë një diskutimi: ‘Pse vdiqën babai dhe dy motrat, të cilat nuk kishin bërë asgjë të keqe?’. Ata hynë në shtëpi dhe filluan t’u përgjigjeshin çdo pyetje time, madje edhe për një të cilën nuk kisha marrë përgjigje gjatë gjithë jetës. Kështu, ata më bindën të isha pjesë e grupit të tyre dhe të besoja te Jehovai”, tha ai.

Ai vendosi të largohej nga futbolli pasi bibla thoshte që të gjithë njerëzit duhet të ishin të barabartë. Por kur ai luante futboll, njerëzit e adhuronin dhe e vendosnin mbi të tjerët dhe kjo ishte diçka ndryshe nga Bibla.

Pasi la futbollin në moshën 23-vjeçare, Peter Knowles punoi si qumështor, shitës pllakash, pastrues dritaresh dhe në një depo të “Marks and Spencer” derisa doli në pension në vitin 2010.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer