E hënë, 18 Nëntor, 2024

E TURPSHME: KF Drenica e largon nga klubi trajnerin e mirënjohu pa e njoftuar!

Klubi i Drenicës, ditë me parë ka larguar trajnerin e mirënjohur nga qyteti i Skenderajt, Fadil Rama, i cili ndryshe njihet si trajneri qe e kishtë shpetuar disa herë klubin nga rënia, shkruan portali rajoni.org.

Ai së fundmi në këtë klub ishtë trajner i juniorëve.

Ndonëse tere jetën i’a ka kushtuar këtij klubi, si duket kjo për udheheqesit nuk mjaftoj – siç ka mesuar rajoni ai është larguar pa u njoftuar ose paralajmëruar paraprakisht.

Kush është Fadil Rama?

Fadil Rama ka punuar dhe kontribuar qe disa dekada të klubi i qytetit.

Së pari në vitin 2003 ai e filloj si ndihmes trajner në ekipin e pare e me vonë në vitin 2006 emerohet kryetrajner i ekipit të pare të KF Drenicës, ku dha gjithecka nga vetja për arritjen e rezultateve sa me të mira, andaj edhe sukseset nuk munguan.

Punen me të madhe ai e bëri me ekipin e senioreve për gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Perveç senioreve ishtë i angazhuar nëpër pozita e detyra të ndryshme në klub të U19, kordinator e drejtor i shkollës se futbollit.

E të largohet pa u njoftuar farë e as komunikuar vendimi nga pozita e trajnerit U19, vërtetë është e çuditshmë – duke pasur parasysh gjithë kontributim dhe gadishmerine e ti qe ka treguar gjithëherë për klubin.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer