Mos të jetë familja Jashari nga ku buruan rrezet e lirisë në përvjetorin e shënimit të pavarësisë së Kosovës në seancën solemne të kuvendit komunal të Skenderajt, është diçka që tregon së më atë vend respektivisht me atë pushtet nuk është në rregull, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo edhe me keq, mos të jetë kjo familje kur një institucion feston ditën e shkollës qe mban emrin e heroit Hamëz Jashari dhe ditëlindjen e këtij heroi, është e pa imagjinushme e qe askush nuk kishte mundur të marrë me mend, qe kjo gje do të ndodhte në Drenicë, por mjerisht ajo sot ka ndodhur.
Ata që kanë sjellur këtë situatë vërtet ishte dashtë se paku ta vendosin gishitin në kokë dhe te mendojnë ku janë sepse turpi nuk vret njerëz.
Pra gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj sot ka shënuar 56 vjetorin e themelimit dhe 73 vjetorin e lindjes se heroit të kombit Hamëz Jashari, pa prezencën e Familjes Jashari, ndërsa njoftim lidhur me këtë e ka dhënë komuna përmes rrjetit social “facebook”:
Postimi i plotë:
Gjimnazi “Hamëz Jashari” ka kremtuar sot dy përvjetorë; 56 vjetori i themelimit dhe 73 vjetori i lindjes së ideologut Hamëz Jashari”, në një manifestim të organizuar nga shkolla, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, drejtorë të Ekzekutivit, drejtorë shkollash, profesorë, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i përgëzuar nxënësit, drejtorinë e gjimnazit, profesorët dhe të tjerët, ka thënë se Gjimnazi “Hamëz Jashari” është vatër e dijes që për më shumë se gjysmë shekulli ka dhënë kontribut në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të tëra, ndërkaq për heroin tonë kombëtar, tha se Hamëz Jashari ishte ideolog, njëri i pendës dhe pushkës.
Një historik të shkurtër të gjimnazit e paraqiti drejtori Hajdar Beka, ndërkaq ka uruar nxënësit dhe profesorët për ditën e shkollës.
Në fund të fjalimeve, nxënësit kanë shfaqur një program artistik.