Një i mitur raportohet se ka vjedhur shtëpinë e gjyshes së tij në qytetin e Pejës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i mituri ka vjedhur 9000 euro para të gatshme, ku me 4000 euro kishte tentuar të blejë dy armë zjarri dhe dy karikatorë.
“Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.