Skenderaj është një komunë më një bugjet mbi 16 milion euro e mbi 4 milion euro bugjet të destinuara për investime kapitali, shkruan portali rajoni.org.
Në Skenderajin, ku pasanikë e biznesmenë po ndërtojnë ndërtesa shumë katshe – sikursë kërpudhat mas shiut, ku pushtetarët jetojnë nëpër shtepiat luksoze në Prishtinë e në Pent’house në Skenderaj e mos me pas qyteti një tavolinë ping pongut më e mbajtë turnirin tradicional “Fatmir Fazlija” i cili mbahet për nderë të ditës së çlirimit, po me shku me kërku në Istog, vërtetë është një turp i llojit të vetë.
Mirëpo keq për qytetin e Istogut se kur e kanë pa se në çfarë ‘derexhe’ kanë ardhë, është dashtë me ju thënë merrëni bre, fal u qofshin!
Si gazetar i këtij mediumi qe specifikisht i angazhuar qe të merrëm me këtë qytet, këtu çdo koment qe shkruaj është i tepërt.
Mëgjithatë, çdo respekt shkon për klubin “Shpresa” të Turiqecit te cilët edhe për kundër vështërsive të mëdha, pa donatorë, pa mbeshtetje institucionale prap po arrijnë që të korrin suksese në këtë diciplinë sportive – kurse për pushtetin le të mbetet në ndërgjegjen e tyre tek e fundit e kanë argumentu qe turp nuk kanë.