Pas publikimit të lajmit se gazetari Blerim Haxhiaj kishte përfituar 100 mijë euro nga donacionet e Qeverisë së Kosovës, është zbuluar se edhe djali i tij, Glauk Haxhiaj, ka përfituar fonde nga i njëjti burim.
Sipas një postimi të bërë nga Lirim Mehmetaj, djali i gazetarit ka marrë një grant në vlerë prej 11 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Edhe ky përfitim është bërë përmes një organizate joqeveritare, në kuadër të një thirrjeje të njëjtë nga ministria.
“Paramendo, djali i Blerimit, Glauku, e kish kap një 11 mijëshe. Edhe ai me OJQ kishe. Edhe ai nga Ministria e Kulturës”, ka shkruar Mehmetaj, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe trajtim të privilegjuar.
Mehmetaj shton se është rast i rrallë që në të njëjtën thirrje për grante të përfitojnë njëkohësisht edhe prindi edhe fëmija, duke ngritur pyetje për transparencën dhe integritetin e procesit të ndarjes së fondeve publike.
Në reagimin e tij, ai e krahason shumën prej 11 mijë eurosh me vlerën e pagës minimale për një punëtor për tre vite apo me disa vite pension për një veteran të luftës.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes apo nga vetë gazetari Haxhiaj lidhur me këto përfitime.
Postimi i plotë: