E enjte, 14 Nëntor, 2024

Edhe dy anëtar dhe dhjetëra aktivist në Drenas jepin dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje, i publikon gjitha mashtrimet e Qeverisë Kurti

Dy zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Ramiz Halilaj dhe Ermir Mujaj, kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, shkruan portali rajoni.org.

Halilaj tha se po jep dorëheqje nga VV-ja bashkë me dhjetëra anëtar të degës dhe aktivistë të qendrës së VV-së në Drenas, të cilët sipas tij, kanë kontribuar me gjithë potencialin e tyre në këtë parti.

“Të nderuar miq, shokë, bashkëvendës, dhe përkrahës të rrugëtimit tim politik, përmes këtij shkrimi ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku me mua, kanë dhënë dorëheqje edhe Ermir Mulaj dhjetëra anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të Lëvizjes.”,

“Më shumë sesa krejt dorëheqjet dua të theksojë që nga unë, familja ime dhe miqët e mi, nuk ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje. E deri në këtë pikë ka ardhur shkaku si shkak i fyerjeve të përditshme dhe injorimeve që na janë bërë nga grupi i Enver Dugollit, shto këtu edhe kryeanëtaren e tyre, Egzona Tërdevci”, ka shkruar ai i cili me një postim tjetër ka përmendur mashtrimet që sipas tij janë bërë nga qeveria Kurti.

“Përveç rrymës që na ka mashtruar me 130% më shtrenjtë, na ka mashtruar edhe:

1. Mashtroi me premtimin për heqjen e 18% të TVSH-së për artikujt ushqimorë bazë si: buka, qumështi, vezët, fasulet, orizi, pastat, vaji, etj.

2. Mashtroi duke thënë se nuk do të bisedonte me Serbinë pa kërkuar falje, etj.

3. Mashtroi për uljen e tatimeve; bëri të kundërtën, rriti 100% tatimin mbi pronën.

4. Mashtroi duke thënë se vetëm do ta ndryshonte Kushtetutën dhe do të realizonte bashkimin kombëtar. E bëri të kundërtën, prishi marrëdhëniet me Shqipërinë.

5. Mashtroi duke thënë se do ta ndalte korrupsionin; doli që vetëm ambasadori me një grup vodhi qindra miliona.

6. Mashtroi duke thënë se në qeverinë e tij nuk do të kishte punësime partiake; bëri të kundërtën, punësoi njerëzit e Vetëvendosjes.

7. Mashtroi duke thënë se do ta ndalte migrimin, madje do të kthente mërgimtarët në vend; bëri të kundërtën, migrimi është rritur.

8. Mashtroi duke thënë se do të lejonte shkollimin e vajzave me shami; nuk e realizoi, mashtroi votuesit vetëm për vota.

9. Mashtroi duke thënë se nuk do të pranonte Asociacionin; bëri të kundërtën, pranoi marrëveshjen e Ohrit, vetëmenaxhim (autonomi) për veriun.

10. Mashtroi duke thënë se do të ndërtonte 4000 banesa sociale me kredi afatgjata pa kamatë, me çmim të ulët dhe pagesë më të lirë se qiraja; nuk e realizoi.

11. Mashtroi duke thënë se do të ndërtonte çerdhe publike që çiftet të mos detyroheshin të paguanin për çerdhe private; hapi vetëm 3-4 çerdhe.

12. Mashtroi duke thënë se nuk do të kishte familje pa të paktën një të punësuar; papunësia është rritur.

13. Mashtroi duke thënë se bisedimet me Serbinë do të ishin prioriteti i fundit; doli që për katër vite çdo ditë është marrë me ato bisedime.

14. Mashtroi duke thënë se do të hapte fabrika publiko-private, përfshirë një fabrikë për keçap (me përpunimin e domateve), por nuk hapi asnjë fabrikë.

15. Mashtroi duke premtuar se me Kurtin në pushtet do të kishte më pak ministri; doli që ministritë kanë mbetur në të njëjtin numër.

16. Mashtroi duke thënë se nuk do të udhëtonte me xhipa të zinj; doli që xhipat e zinj qenkan të detyrueshëm për çdo kryeministër.

17. Mashtroi duke thënë se me Kurtin në pushtet Trepça do të punonte me kapacitet të plotë; tash po del që as minatorëve nuk po u siguron pagat.

18. Mashtroi duke thënë se sindikatat do të kishin dyert e hapura për çdo kërkesë; doli që sindikatat nuk dëshirojnë ta shohin me sy, pasi u ka mbyllur dyert.

Etj., etj. Kudo që sillet, vazhdon të mashtrojë, të injorojë dhe përveç kopallave të përditshme, asgjë tjetër nuk ofron. Popullin e ka varfëruar në çdo sferë të jetës!”

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer