Pas bankës Credins edhe një bankë tjetër nga Shqipëria ka dorëzuar aplikacionin e saj në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Bëhet fjalë për Tirana Bank, e cila tashmë ka shprehur interesimin dhe ka dorëzuar apliakcionin në BQK për marrje të licencës.
“Aplikacioni është duke u shqyrtuar”, i kanë burime brenda këtij sektori Buletinit Ekonomik.
Ndryshe, Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të shpejtë në tregun lokal, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë.