E diel, 22 Dhjetor, 2024

Edhe kjo bën vaki: Burrë e grua kërkojnë ndihmë nga Policia, po rrahen me njëri-tjetrin në vazhdimësi

Telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur dhe kjo dëshmohet çdo ditë me raportimin e një numri të madh të rasteve ku në shumicën e rasteve janë të përfshirë bashkëshortët.

Konfliktet mes tyre jo rrallëherë përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Burrë e grua kanë kërkuar ndihmën e Policisë si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe kanë eskaluar deri në dhunë fizike.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku kanë rrëfyer për problemet që kanë tash e një kohë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer