Friday, January 23, 2026

Hysni Mehani: Sami Lushtaku emëroj drejtor personin që vet e kishin akuzuar për keqpërdorim

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar ndaj emërimit të Sabit Ferizit në drejtorin e Bujqësisë nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, transmeton rajoni.org.

Sipas Mehanit, Lushtaku ka emëruar drejtor një person të cilin më herët e kishin akuzuar publikisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Madje, këto akuza ishin publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Mehani e ka cilësuar këtë veprim si një fillim të keq të qeverisjes, duke ironizuar se “fillim më të mbarë se kaq, vështirë se mund të ketë”.

Postimi:

Sami Lushtaku “mirë” ia ka nis!

Njeriun që e akuzonte për keqperdorim të detyrës zyrtare, duke e publikuar keqperdorimin në faqe të komunës, të njëjtin e paska emëruar drejtor.

Nga i akuzuar për keqperdorim tek i dashur koleg – bravo Sami.

Në reagimin që e kishte bërë në faqe të komunës, Samiu, zotohei para fermerëve dhe qytetarëve se rasteve të tilla të keqpërdorimeve do t’ju thonte STOP. E se rastin do ta dërgonte në prokurorinë e shtetit.

Paska vendosur të kundërtën, atë për të cilin vetë i kishte ofruar opinionit dëshmi se kishte keqpërdorur, e paska futur në rrethin e tij të ngushtë.
Fillim më të mbarë se kaq!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer