Kryshefi i Ndërmarrja publike “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur përmes rrjetit social “facebook” së kjo ndërmarrje po kryen intervenimet e nevojshme për rehabilitimin e rrjetit primar dhe ndërrimin e valvolave në Kodrën e Diellit, shkruan portali rajoni.org.
“Qendra e Mjekësisë Familjare dhe rreth 20 hyrje banesore në Kodrën e Diellit – Rruga 3, do të kenë ngrohje më cilësore nga sezoni i ardhshëm! Për këtë arsyje, po kryjemë intervenimet e nevojshme për rehabilitimin e rrjetit primar dhe ndërrimin e valvolave!”, ka shkruar Osmani në Facebook.