E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Edhe komuna e Skënderaj përfiton nga shumat e grumbulluara nga diaspora për vërshimet

Një mbrëmje humanitare është organizuar sonte në Prishtinë, me qëllim të daljes në ndihmë për komunat e prekura nga vërshimet.

Qytetarët, që në shumicë janë nga diaspora, po ndihmojnë me shuma të konsiderueshme komunat e tyre.

Para po jepen për Komuna si Skënderaj, Klina, Podujeva e Istogu, por jo edhe për Mitrovicën.

Mitrovica si komuna më e prekur nga vërshimet e fundit nuk është pjesë e këtij aktiviteti humanitar.

Sipas drejtuesit të kësaj mbremje, aktorit të njohur kosovar Fatmir Spahiu, Komuna e Mitrovicës nuk ka hapur llogari për këtë event

“Fakti që komuna e Mitrovicës nuk ka arritur të sigurojë xhirollogari nuk është faji i organizatorëve dhe vullnetarëve këtu. Është një mungesë e vullnetit për të krijuar një xhirollogari. Si duket komuna ka fonde të mjaftueshme për t’i dalë zot qytetarëve të vet.“ ka thënë ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer