Wednesday, March 19, 2025

Edhe Kurti i reagon protestës së FIT-it: Secili prej tyre ka pajisje prej afër 10 mijë euro, i morën nga 2,200 euro në muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me protestën e sotme të Njësisë Speciale Intervenuese përpara qeverisë së Kosovës. Reagimi i Kurtit ndjek të njëjtin diskurs si ai i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se secili pjesëtar i NJSI-së ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro dhe sivjet të ardhurat mesatare të shumcës së tyre kanë shkuar mbi 2,200 euro.

Ai ka thënë se kjo bëhet me pagën bazë plus shtesat dhe tash ata do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj.

“Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023).”, tha Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se nevojat janë përherë shumë më të thjeshta se zgjidhjet, ndërsa ka thënë se Kosova ka vetëm rreth 460 euro Bruto Prodhim Vendor për kokë banori.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer