Friday, September 19, 2025

Edhe Memli Krasniqi e quan të pamatur deklaratën e Sami Lushtakut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar me ironi zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit, duke e cilësuar atë si “përfaqësuesin më të mirë” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi ka theksuar se deklarata e tij e mëhershme, se PDK do të mbështeste cilindo kandidat që nuk ka qenë pjesë e qeverisë, ka qenë një qëndrim politik me qëllim të zhbllokimit të situatës në Kuvend.

“…Votojmë kënd do që nuk ka qenë në qeveri për arsye se i mbajmë përgjegjës për degradimin e skajshëm që i ka ndodhur vendit në çdo fushë, por e vërteta është që s’kemi pritë që të degradojnë bash deri në atë nivel sa të propozojnë Dimal Bashën”, ka thënë Krasniqi.

“Megjithatë, kanë vendosur që ai është më i miri dhe i përfaqëson, dhe unë besoj përnjëmend që i përfaqëson ashtu siç janë, dhe sot e kemi kryetar Kuvendi”, ka shtuar ai.

Tutje, i pari i PDK-së në emisionin Debat Plus ka thënë se bllokada është përgjegjësi dhe pasojë direkte e Albin Kurtit.

Krasniqi gjithashtu ka folur edhe për deklarimin e Sami Lushtakut për me i ”ngreh zhag” të gjithë ata që nuk respektojnë Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës duke thënë se PDK është parti e madhe dhe normal që ka edhe shkarje.

Ai tutje ka thënë se deklarimi i Lushtakut nuk është i duhuri.

”Z.Lushtaku e ka dhënë një deklaratë që nuk është e duhuna, ka qenë e pamatur që është nxjerr jashtë kontekstit siç na nxjerren të gjithëve…”, ka thënë ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer