Ndërmarrja Trepça sh.a. ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke rikthyer në kontrollin e saj prona me vlerë mbi 51.7 milionë euro në territorin e Komunës së Prishtinës.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani është bërë identifikimi në terren i 88 parcelave, me një sipërfaqe totale prej 86.5181 hektarësh, të cilat i përkasin Trepçës. Procesi përfshin rikthimin e tokës, dokumentacionit dhe pronave që, sipas institucionit, i takojnë ligjërisht ndërmarrjes.
Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve për rikthimin e plotë të kontrollit mbi pasurinë e Trepçës dhe forcimin e pozitës së saj pronësore dhe ligjore.
Trepça sh.a. vlerëson se ky zhvillim përbën një arritje të rëndësishme në mbrojtjen dhe administrimin e pasurisë së ndërmarrjes.