Thursday, November 13, 2025

“Edhe pronari i saj na rrejti”, Fermerët e Skenderajt ankohen: Qumshtorja “Drena” na ka mbetur borxh mijëra euro

Fermerët e qytetit të Skenderajt që furnizojnë qumështoren “Drena” kanë denoncuar se kjo fabrikë u ka mbetur me mijëra euro borxh. Të paktën tre fermerë kanë kontaktuar portalin rajoni.org, duke shprehur shqetësimin e tyre për mos-ekzekutimin e pagesave, shkruan rajoni.org.

Fermerët akuzojnë pronarin e fabrikës, Rrustem Rukolli, për mashtrim, pasi sipas tyre, në bisedat me të u premtohej se pagesat do të kryheshin brenda javës, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

“Që katër muaj nuk po na paguan borxhet. Jena blloku. Na rrejnë herë këtë javë, herë javën tjetër. Edhe pronari Rrustem Rukolli na ka gënjyer. Vetëm mua mi ka borxh rreth 10 mijë euro,” thotë një prej fermerëve.

Redaksia e rajoni.org ka kontaktuar qumështoren “Drena” për të marrë një përgjigje mbi këto pretendime, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë koment.

Përveç kësaj, rajoni ka provuar për të kontaktuar fabrikën përmes telefonit por të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer