Portali rajoni.org kishte raportuar kohe me parë se inspektorati i punës ka dënuar kryetarin e komunës se Skenderajt, Fadil Nurën, me 1 mije e 500 euro gjobë për faktin se i njëjti ka refuzuar që ti zbatoj vendimet e këtij institucioni për kthimin në vend të punës se zëvendës se drejtoreshës të QKMF’së në Skenderaj, vajzën e dëshmorit, Florentina Gashi, e cila në këtë pozitë ishte zgjedhur me konkurs, shkruan portali rajoni.org.
Vendimi për shpalljen e këtij vendi të punës ishtë marre me datën 17 maj 2023 nga zyra e burimeve njerëzore.
Por duket se gjerat kanë ndryshuar për të mire dhe vizita e Nurës në Amerike duket se i ka ndihmuar qe të këndellet dhe të bindet se askush nuk është mbi ligjin.
E njejta zyre e cila kishtë shpallur këtë pozite, e njejta disa ditë me pas e ka anuluar këtë konkurs e cila në dokumentin qe e ka siguruar rajoni thuhet se është anuluar pas aktvendimit të nxjerrurr nga gjykata.