Monday, August 4, 2025

Editorial | 24 vjet çlirim, Skenderaj i zymtë, pa shpresë, i varfër e pa njerëz!

Ishtë përpjekja shekullore e popullit tonë, kulmuar me luftën e UÇK-së në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, së bashku me ndihmën e NATO-s, që ndikuan që Kosova të realizojë lirinë e shumë pritur, shkruan rajoni.org.

Pra, u bë realitet qëllimi shekullor i banorëve shqiptarë të këtyre trojeve, që një herë për gjithmonë ket vend ta ngrohin rrezet e lirisë fituar me shumë sakrifica e gjak.

Sot, të gjithë ne që po i shijojmë rrezet e lirisë; kemi borxh ndaj gjithë atyre qe kanë kontribuar në këtë drejtim e posaçerisht ndaj gjakut të dëshmorëve dhe martirëve, qe ta ruajmë dhe ta zhvillojmë këtë vendë.

Mirëpo së si jemi duke u sjellur në përgjithësi në këtë drejtim është diçka tjetër.

24 vjetë pas luftës, në Skënderaj, përballemi me mungesë të ujtë të pijes dhe kjo mungesë është e theksuar pothujasë në qdo pjesë të kësaj treve sepse askush deri sot nuk ka pas vullnetin që kët problem ta zgjidhë një here përgjithmon.

Shumë e vërtetë që qeveria e Kurtit nuk po jep mjete për të realizuar ujësjellësin në Brus, por kjo qeveri nuk ishtë me herët, ndërsa ky problem ka ekzistuar që prej pas luftës dhe nuk është krijuar se fundmi.

Projektet e ndërmarruara për ujësjellësin në fshatra janë realizuar në mënyrë katastrofale dhe nuk kanë funksionuar asnjëherë si duhet. Ndersa projekti “Penda e Kuqicës” ishtë farse elektorale dhe mbeti si e tille.

Për kanalizmet ? Edhe pas 24 viteve në disa vende, ujërat e zeza dalin nga kanalizimet e derdhen në ambient të hapur – e frikshme!

E vërtetë, në këto vite ka pasur edhe zhvillim në infrastrukturë e sidomos sferën e asfalltimit të rrugëve, por çfarë cilësie janë kryer këto zhvillime infrastrukturorë?

Në fshatin Çitak të Skenderajt, asfallti është ndertuar me një trashësi sa një “petë e laknorit”, ku pak dite pas asfalltimit, bari kishtë mbie midis asfalltit. Për dallim nga fshati Çitak në një rrugë të fshatit Klinë e Mesme – asfallti ishtë i gjere sa shtegu i bicikletave. Shtëpia e kultures në Skenderaj – thuajsë në çdo mandat rinovohet nga një herë.

Plaga ma e madhe e qe i dhëmb me së shumti këtij populli është arsimi; sepse edhe pse është investu e qysh është investu – shkollat po mbyllën, ka pakësim të nxënësavë dhe nësë i refrohemi statistikave, në Skenderaj, qe nga paslufta numri i nxënësavë gati është përgjysmuar – ndërsa ende vazhdon trendi i largimit të të rinjëve dhe familjëve për një jetë me të mirë.

Shëndëtësia është pa mjek, pa barna.

Sportit në Skenderaj – nuk dinë as çka me shkrujtë këtu – nuk ki as qysh me e përkufizu. Asnjë sukses. Dallavere, kapje, intervenime, shit-blerje të lojërave edhe prap në fund pusi .

Kur i shikon sferat tjera të qytetit, Kultura mbetet për të u vlersuar; e ka një rapsodi.

Politizimi i skajshem, kapja e çdo institucioni, diskriminimi në punsësime, skandalet nëpër shkolla, mbretërimi i nepotizmit dhe familjarizimit ka ndikuar që këtu të mbretëroj atmosfera e zymtësisë dhe si pasojë e kësaj   askush të mos shoh të ardhme në këtë qytet.

Pra, si do të jetë ndryshe kur një pushtet të arrituren kryesore për ditë të çlirimit e ka një fontanë në vlerë 20 mije eurosh.

Si mund të menagjohet Skenderaj nga ai qe shtëpin e mendjen e ka në Prishtinë apo si mund të ua di hallin të varfërve ai qe jetën e bënë në pent’house.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer