Einxhel Shkira sot feston ditëlindjen. Moderatorja po mbush sot plot 34 pranvera.
Kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për Einxhel, pasi po feston për herë të parë si nënë. Ajo dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.
Me të hyrë mesnata, ajo mori urime të shumta. Por një urim publik nga partneri i saj Dj Dagz, nuk kishte se si të mungonte në këtë datë të shënuar për të.
Ai ndau një video në Instagram, ku shihej me të birin duke uruar Einxhel në ditëlindjen e saj.