Nora, Distria, Laura, Loriana, Akili, Shpati dhe Blini bashkë me trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi po mbajnë përgatitjet tashmë për herë të dytë në shkollën e xhudos në Japoni.
Këto përgatitje po bëhen për garat e radhës dhe Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova po stërvitet në Japoni, pasi ata ishin pjesë e këtij kampi në vitin 2015.
Kujtojmë që pikërisht në Japoni në vitin 2021, Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta olimpike.