Kandidati i NISMËS për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Astrazupit. Në një tubim të mbajtur atje, Kastrati u shpreh i emocionuar për përkrahjen e madhe, duke e cilësuar këtë fshat si një bastion të fortë të vizionit të tij politik, shkruan rajoni.org.
“Astrazupi madhështor! I bashkuar plotësisht, tashmë ka vendosur që më 12 tetor, në mënyrë masive të votojë për numrin 186. Faleminderit nga zemra, Astrazup!”, deklaroi Kastrati.