Wednesday, October 8, 2025

Ekrem Kastrati: Gurbardhi i bashkuar për fitoren më 12 tetor

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës, Ekrem Kastrati, ka falënderuar banorët e fshatit Gurbardh për mbështetjen e fuqishme në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në një postim publik, Kastrati ka theksuar se Gurbardhi i dëshmorëve Hamdi Berisha dhe Habib Berisha, si dhe i mikut të ndjerë Hajdin Berisha, po dëshmon vendosmëri dhe unitet më të madh se kurrë më parë.

“Faleminderit për mbështetjen madhështore, Gurbardh 👏. Gurbardhi është më i vendosur dhe më i bashkuar se kurrë për fitoren tonë të madhe më 12 tetor. Faleminderit nga zemra secilit qytetar të Gurbardhit për mbështetjen e madhe që po na ofron,” ka shkruar Kastrati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer