Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai është pritur me mbështetje të madhe në fshatrat Balincë dhe Llazicë.
“Balinca dhe Llazica, përmes prezencës së madhe, mbrëmë na dhanë mesazhe të qarta se fitorja jonë më 12 tetor do të jetë madhështore. Voto 186!”, ka deklaruar Kastrati.
Ai theksoi se kjo mbështetje e qytetarëve është dëshmi e besimit në projektet dhe vizionin e tij për komunën e Malishevës.