Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar takime me strukturat dhe përkrahësit e tij në fshatrat Shkarashnik dhe Tërpezë të Poshtme.
Ai ka thënë se tashmë ka nisur një mobilizim i madh për një fitore sa më madhështore në zgjedhjet e 12 tetorit.
Postimi:
Në Shkarashnik dhe Tërpezë të Poshtme, sonte takuam strukturat dhe përkrahësit tanë, që tashmë kanë filluar një mobilizim të madh, për një fitore sa më madheshtore në zgjedhjet e 12 tetorit.
Voto 186 për vazhdimin e Malishevës Urbane!