Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar takimet me qytetarët në disa fshatra të komunës, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
“Damaneku madhështor dhe Bubaveci fantastik, bashkë me Bubël e Qypevë sonte na dhuruan një pritje të madhe, plot kurajo dhe besim për të vazhduar me Malishevën Urbane! Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!”, ka deklaruar Kastrati.
Ai theksoi se ky mobilizim është treguesi më i fortë i fitores më 12 tetor, duke u shprehur i bindur se qytetarët e Malishevës do të shkruajnë një fitore të thellë.